Mars 17, 2024 08:53 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik jep ndihmë financiare për lirimin e të burgosurve në nevojë

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik ndau dy miliardë touman (monedha vendase) për të ndihmuar lirimin e të burgosurve në nevojë.

Sipas zyrës së informacionit të Liderit Suprem, në prag të festës së 37-të “Golrizan”, i cili i kushtohet ndihmave për lirimin e të burgosurve në nevojë, lideri suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Khamenei, ndau dy miliardë touman ndihma financiare. Festa Golrizan mbahet çdo vit në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe ka për qëllim mbledhjen e fondeve dhe parave dhe për të ardhur në ndihmë të burgosurve në nevojë financiare. Kjo festë organizohet çdo vit me praninë e një grupi zyrtarësh dhe donatorësh në Teheran dhe qytete të ndryshme të Iranit.

Tags