Mars 16, 2024 20:14 Europe/Tirane
  • Kriminelët izraelitë nuk do të jetojnë për të parë ëndrrën e shpërbërjes së Iranit

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane ka dënuar deklaratat e fundit të një ish-oficeri të inteligjencës ushtarake izraelite për shpërbërjen e Iranit, duke theksuar se kriminelët e regjimit të Tel Avivit nuk do ta shohin kurrë realizimin e ëndrrës së tyre.

Naser Kanani i bëri komentet të shtunën në një postim të publikuar në platformën e mediave sociale X, në reagim ndaj komenteve të Mordechai Kedar, i cili sugjeroi një ndryshim regjimi në Iran përmes nxitjes së pakicave etnike.

Kedar, në një artikull për gazetën The Jerusalem Post më 13 mars shkroi se Irani duhet të shpërbëhet në pesë deri në gjashtë shtete etnike.

“Komente të tilla zbulojnë në mënyrë eksplicite synimet e liga të armiqve mizorë kundër Iranit tonë të dashur. Kjo nuk është hera e parë që armiku sionist i ekspozon ndjenjat e tij të brendshme në një mënyrë kaq të pacipë. Republika Islamike e Iranit është përballur me këto komplote për më shumë se katër dekada. Megjithatë, ajo vazhdon jetën e saj të nderuar më vrullshëm se kurrë”, tha në përgjigje Kanani.

Ai shtoi se autoriteteve izraelite duhet t'u kujtohet se gati 250,000 njerëz, të cilët vinin nga grupe të ndryshme etnike, kanë sakrifikuar jetën e tyre gjatë 45 viteve të fundit që Republika Islamike të ruajë integritetin e saj dhe të mbrojë fuqishëm çdo cep të territorit të saj.

“Kriminelët sionistë, të cilët janë përkulur nën forcën e një lëvizjeje popullore në Rripin e Gazës dhe po masakrojnë në mënyrë të qëllimshme gra dhe fëmijë për të kompensuar disfatat e tyre të pariparueshme, nuk do të jetojnë kurrë për të parë të përmbushet ëndrra e tyre e çuditshme për shpërbërjen e Iranit,” ka theksuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane.

 

Tags