Serbët e Bosnjes festojnë 30-vjetorin e Republika Srpska
(last modified Tue, 11 Jan 2022 06:25:57 GMT )
Janar 11, 2022 07:25 Europe/Tirane
  • Serbët e Bosnjes festojnë 30-vjetorin e Republika Srpska

Liderët serbo-boshnjakë të politikës kanë shënuar 30-vjetorin e qenësisë së tyre si Republika Srpska, me një ceremoni solemne, ndërsa vendi është në një krizë serioze politike, shkaktuar nga prirja e tyre për ndarje, gjë që ka sjellë shqetësimin për një rikthim të viteve të errëta të luftës ndër-etnike.

Kjo ditë është konsideruar si një provokim nga komuniteti mysliman i vendit, që ishin edhe shënjestra e grupeve paraushtarake serbo-boshnjake vetëm 3 muaj përpara se të shpallej në mënyrë të njëanshme Republika Srpska. Për përvjetorin e 30-të, autoritetet kanë planifikuar 3 ditë festime, të cilat përfshijnë edhe një paradë të forcave serbe në Banja Luka. “Çdo lëvizje kombëtare, e jona gjithashtu, ka një qëllim të vetëm, që është ndërtimi i shtetit të vetë. Dyshimi nëse kjo është e mundur nuk duhet kurrsesi të prekë mendjen e serbëve dhe të tjerëve që jetojnë në Republikën Serbe, sepse është vërtet e mundur”, tha Milorad Dodik, anëtar serb i presidencës tri-partiake të Bosnjës. Bosnja dhe Hercegovina kanë një legjislaturë me 2 dhoma dhe një presidencë me 3 anëtarë, nga një përfaqësues të tre grupeve kryesore etnike. Megjithatë, pushteti i qeverisë qendrore është shumë i limituar dhe vendi është i decentralizuar në shkallë të lartë. Tensionet kanë qenë në rritje prej muajsh, pasi Dodik vuri në lëvizje planin për t’u tërhequr nga institucionet qendrore të vendit, përfshi ushtrinë, gjyqësorin dhe sistemin e taksave. Lëvizja solli sanksione nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni akuzoi Dodik se po kërcënon Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, që i solli fund luftës në Bosnje në 1995. Retorika gjithnjë e më agresive e Dodik bashkë me planet e tij për t’u tërhequr nga qeveria boshnjake kanë futur vendin në një krizë të re.

Tags