KFOR i përgjigjet Vuçiçit: S'do lejojmë përshkallëzim të situatës në veri
(last modified Fri, 28 Oct 2022 06:20:07 GMT )
Tetor 28, 2022 08:20 Europe/Tirane
  • KFOR i përgjigjet Vuçiçit: S'do lejojmë përshkallëzim të situatës në veri

Tentativës për të tensionuar situatën në veri të Kosovës nga ana e pakicës serbe, i është përgjigjur menjëherë KFOR-i.

Në një njoftim për media të forcave paqeruajtëse në vend, thuhet se gjatë takimit të komandantit të KFOR me përfaqësuesit serbë të komunave në veri janë diskutuar për aspektet e sigurisë. Ristuçia, shefi i paqeruajtësve, ka informuar zyrtarët serbë se KFOR-i do të parandalojë përshkallëzime të situatës në veri. “KFOR-i siguroi kryetarët e komunave se po monitoron nga afër situatën, veçanërisht në veri të Kosovës dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim. Sa i përket tensioneve në veri, më herët ka qenë shefi i NATO-s Stoltenberg që ka thënë se aleanca veriatlantike ka 4000 trupa në Kosovë për të siguruar paqen dhe stabilitetin dhe të gatshëm për çdo eventualitet.

Tags