Shkurt 18, 2023 07:13 Europe/Tirane
  • Gazetarët në RMV protestë ndaj politikës: Do raportojmë edhe pse na quani të shitur

Fyerjet dhe censura e politikanëve nuk po pranohen nga gazetarët në Maqedoninë e Veriut. Punonjës të gazetarisë janë ngritur në protestë dhe përpara ndërtesës së Qeverisë kërkuan kërkuan më shumë siguri dhe respekt.

“Kolegun Nevrij e kërcënuan me sëpatë, kameramanin Lubo e goditën me grusht para kamerës, koleges tjetër i fshinë video nga celulari, një drejtor ofendoi dhe shau me fjalët më fyese një gazetare, çdo ditë shohim padi të pabaza nga biznesmenë e politikanë, kërcënime me jetë në rrjete sociale. Nuk e duam këtë ambient, prandaj themi stop”, u shpreh Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik kërkoi zbatimin e ligjit me të cilin sulmi ndaj gazetarit do të trajtohet si sulm ndaj një zyrtari. “Sulmet ndaj gazetarëve janë sulm ndaj opinionit. Mohim i të drejtës së gazetarëve për tu informuar. E përshëndesim sjelljen e ndryshimeve në Kodin Penal pas pesë vitesh me të cilat sulmi ndaj gazetarit do trajtohet si sulm ndaj zyrtarit”, tha Pavle Bellovski. Lista e problemeve të gazetarëve të Maqedonisë së Veriut është e madhe por më e madhe ishte dëshira e tyre për të kthyer dinjitetin e profesionit. Shoqata dhe Sindikata paralajmëruan protesta të tjera nëse nuk ndryshon atmosfera në të cilën punojnë ata. Protesta e gazetarëve të Maqedonisë së Veriut është edhe një shembull i mirë për kolegët në Shqipëri, të cilët punojnë në të njëjtën trysni si ajo që u denoncua në Shkup.

Tags