BIK: 285 haxhinjë nga këto tri komuna të Kosovës, udhëtuan sot për ta kryer haxhin
Qershor 19, 2023 11:13 Europe/Tirane
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se 285 haxhinjë të tjerë janë nisur sot nga Kosova drejt vendeve të shenjta.
BIK njofton se ky është aeroplani i pesë me besimtarë nga Kosova që udhëtuan për të kryer haxhin.
“285 haxhinjë nga Dragashi, Vushtrria dhe Peja udhëtuan sot për ta kryer haxhin. Deri më tani, të gjitha grupet e besimtarëve nga Kosova kanë pasur udhëtim të mirë, ku menjëherë pas arritjes janë akomoduar në hotele dhe kanë filluar ritualet e umres”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
BIK shton se gjatë ditës së sotme pritet të udhëtoj edhe grupi i fundit i haxhilerëve kosovarë, duke përmbyllur fluturimet sa i përket këtij viti.