Shkurt 21, 2024 09:40 Europe/Tirane
  • Demonstrata e mijëra opozitarëve shqiptarë dhe sulmi me koktej molotov në godinën e qeverisë në Tiranë

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është mbajtur protesta kombëtare e thirrur nga Rithemelimi.

Eksponentët e lartë të Rithemelimit, përfshirë kreun e grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi marshuan së bashku me mbështetësit nga selia blu në drejtim të Kryeministrisë. Kjo është protesta e parë e Rithemelimit e cila nuk udhëhiqet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili që prej fundit të dhjetorit 2023 ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në krye të turmës ishin Flamur Noka, Luçiano Boçi, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Me pankarta si: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, protestuesit marshuan drejt godinës së qeverisë. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e kësaj force politike Monika Kryemadhi nuk ishin të pranishëm në protestën e thirrur nga opozita, për shkak të angazhimeve jashtë shtetit. Ndërkohë që nga Partia e Lirisë në shesh ishin nënkryetari Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi. Edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e shoqëruar nga ish-deputeti Alfred Rushaj, iu bashkua qytetarëve në shesh. Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti qytetarët me një fjalim nga banesa e tij, ku akuzoi qeverinë për procesin gjyqësor ndaj tij dhe shpalljen “non-grata”. Protesta e opozitës u mbajt në një datë simbolike, pasi 20 shkurti shënon dhe rënien e bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha 33 vjet më parë.

Tags