Këtë herë Gjuriç me leje në Kosovë
Prill 07, 2018 13:16 Europe/Tirane
Këtë herë Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, do ta vizitojë sot Kosovën me leje.
Vizita e Gjuriçit është lejuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Gjatë vizitës në Kosovë do të qëndrojë mesnatën e së shtunës edhe në Manastirin e Bansjksës në Zveçan, ku do të marrë pjesë në Liturgjinë e festës së Pashkëve. Më 26 mars Marko Gjuriç u arrestua në veri të Mitrovicëse për hyrje ilegale në Kosovë. Ai pastaj u soll në Prishtinë dhe më pas u dëbua nëpërmjet Pikës Kufitare Merdar. Arrestimi i Gjuriåit shkaktoi tensione mes Kosovës e Serbisë.