Bomba imagjinare: Si "New York Post" po krijon frikë për zgjedhjet në SHBA duke krijuar numra për Iranin
(last modified 2024-09-24T15:59:37+00:00 )
Shtator 24, 2024 17:59 Europe/Tirane
  • Bomba imagjinare: Si

Në fillim të artikullit thuhet: “Irani mund të prodhojë më shumë se dymbëdhjetë bomba bërthamore deri në fund të administratës së Bidenit". Ky pretendim, i cili nuk bazohet në asnjë provë shkencore apo në asnjë dokumente, qartësisht përpiqet ta bëjë situatën të duket jashtëzakonisht e rëndë.

ParsToday - Ndryshe nga pretendimi i "New York Post", politikat e Trump, duke dobësuar diplomacinë ndërkombëtare, në fakt hapën rrugën për përparimet bërthamore të Iranit. Një artikull i botuar në "New York Post" me titull “Irani është në prag të bëhet bërthamor fal Bidenit – mullahët duan që Harris të fitojë", me pretendime të ekzagjeruara dhe të pabazuara, po përpiqet të paraqesë një imazh të rreme të situatës bërthamore të Iranit dhe ndikimin e politikave të qeverisë Biden në këtë çështje.

Sipas ParsToday, ky artikull është plot me numra dhe pretendime që jo vetëm janë të rreme, por me qëllime politike ato janë të projektuar në një mënyrë të njëanshme për të krijuar frikë dhe mosbesim tek populli amerikan.

Në fillim të artikullit thuhet: “Irani mund të prodhojë më shumë se dymbëdhjetë bomba bërthamore deri në fund të administratës së Bidenit". Ky pretendim, i cili nuk bazohet në asnjë provë shkencore apo në asnjë dokumente, qartësisht përpiqet ta bëjë situatën të duket jashtëzakonisht e rëndë.

Sipas raporteve të besueshme ndërkombëtare, Irani deri më tani nuk ka aftësinë për të prodhuar armë bërthamore dhe është nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Përveç kësaj, Irani ka deklaruar vazhdimisht se programi i tij bërthamor është thjesht paqësor dhe se nuk ka ndërmend të zhvillojë armë bërthamore.

"New York Post" në vazhdim pretendon:

“Teherani ka pasuruar më shumë se 6200 kg uranium në nivelin 5%, 20% dhe 60%". Ndërkohë që këto shifra mund të jenë teknikisht të sakta, një pikë e rëndësishme që artikulli injoron është se pasurimi i uraniumit në këto nivele nuk do të thotë domosdoshmërisht se Irani është afër prodhimit të një bombe bërthamore. Për të prodhuar një armë bërthamore, uraniumi duhet pasuruar në një nivel mbi 90%, të cilin Irani nuk e ka arritur ende dhe një veprim i tillë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, do të përballej me pasoja të rënda.

Një tjetër pretendim i rremë në këtë artikull është ky se: "Irani tani ka më shumë se 7,400 centrifuga të avancuara që mund të pasurojnë me shpejtësi uraniumin".

Ky numër paraqitet pa dokumente të vlefshme dhe qëllimi kryesor i tij është të krijojë frikë në opinionin publik. Fakti është se një pjesë e madhe e këtyre centrifugave janë nën mbikëqyrje të rreptë për shkak të kufizimeve të JCPOA dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare. Gjithashtu, pjesë të konsiderueshme të këtyre kapaciteteve janë rritur si rezultat i politikave agresive të administratës Trump pas tërheqjes nga JCPOA. Në kundërshtim me pretendimin e "New York Post", politikat e Trump në mënyrë efektive hapën rrugën për përparimet bërthamore të Iranit duke dobësuar diplomacinë ndërkombëtare.

Në artikull thuhet gjithashtu: “Irani tani po ndërton një objekt pranë Natanzit që është ndërtuar aq thellë sa do të jetë imun ndaj sulmeve ajrore".

Edhe ky pretendim është i ekzagjeruar dhe i paraqitur me synimin për të krijuar panik. Edhe pse Irani ka nisur projekte të reja në fushën e teknologjisë bërthamore, të gjitha këto veprime janë nën mbikëqyrjen e organizatave ndërkombëtare si ANEA.

Në një pjesë tjetër të artikullit të "New York Post" thuhet:

“Irani kishte prodhuar më pak se 2400 kg uranium të pasuruar në nivel të ulët nën presidencën e Trump".

Ky pretendim u bë me qëllimin për të treguar një ndryshim të ekzagjeruar midis qeverive presidenciale të Trump dhe Biden. Realiteti është se politikat e Trump, duke përfshirë tërheqjen nga JCPOA, në fakt rritën aktivitetet bërthamore të Iranit, pasi vendi reduktoi kufizimet e tij pasi SHBA u tërhoq nga marrëveshja bërthamore.

Ndoshta pjesa më e diskutueshme e artikullit është se në mënyrë indirekte pretendon se Irani po kërkon fitoren e Kamala Harris në zgjedhjet amerikane. Është interesante fakti se përkundër pretendimi, iranianët dhe zyrtarët iranianë besojnë se demokratët janë hipokritë dhe bëjnë komplote misterioze kundër vendit të tyre. "New York Post" shkruan: “Nëse Kamala Harris fiton zgjedhjet, amerikanët do të shohin terror dhe gjakderdhje".

Kjo deklaratë është qartësisht jo vetëm e pabazë, por as nuk mbështetet nga asnjë provë. Përdorimi i një gjuhe të tillë kërcënuese tregon vetëm motivimet politike të autorit për të sulmuar kandidatin demokrat, me të njëjtin qëllim për të krijuar një lidhje imagjinare midis demokratëve dhe Iranit.

Në fund, duhet thënë se artikulli i "New York Post" synon të krijojë një atmosferë frike dhe ankthi në shoqërinë amerikane në vend që të sigurojë fakte dhe analiza të besueshme. Përdorimi i numrave dhe informacioneve të pabaza pa dhënë burime të dokumentuara vetëm thekson se ky artikull është shkruar me qëllimin e politizimit të çështjes bërthamore të Iranit, duke mos ofruar një analizë të saktë dhe të paanshme.

 

Tags