Krerët e Spanjës dhe Turqisë theksuan vazhdimin e mbështetjes për Palestinën
Presidenti i Turqisë dhe mbreti i Spanjës theksuan vazhdimësinë e mbështetjes ndërkombëtare për Palestinën.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një takim me Mbretin Felipe VI të Spanjës në Madrid, tha: "Rritja e presionit ndërkombëtar ndaj regjimit izraelit mund të hapë dyert për paqen e qëndrueshme."
Erdogan tha gjithashtu se politikat gjenocidale të regjimit sionist në Palestinë duhet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe shtoi: "Veprimet e Spanjës në këtë drejtim dhe mbështetja e saj për Palestinën janë shumë të rëndësishme."
Sipas këtij raporti, në takimin mes Presidentit të Turqisë dhe Mbretit të Spanjës, janë diskutuar e shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe, krimet e regjimit sionist në Gaza dhe zhvillimet rajonale e globale.
Më herët, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka thënë të mërkurën se ky vend nuk do të heshtë përballë vrasjes së banorëve të Gazës nga ana e regjimit sionist.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi të mërkurën se më shumë se 37,000 njerëz kanë rënë dëshmorë dhe rreth 85,000 të tjerë janë plagosur nga sulmet e ushtrisë gjenocidale izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023.