Qershor 15, 2024 20:46 Europe/Tirane
  • Palestinezët: Tërheqja e plotë e trupave izraelite mënyra e vetme për lirimin e robërve

Krahu ushtarak i lëvizjes së rezistencës së Xhihadit Islamik Palestinez ka përsëritur se Izraeli duhet të përfundojë ofensivën e tij dhe të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Rripi i Gazës nëse dëshiron lirimin e robërve të mbajtur nga Hamasi.

Zëdhënësi i Brigadave al-Kuds të shtunën postoi një video në Telegram, duke thënë se mënyra e vetme që të arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve izraelitë me të burgosur palestinezë, është t'i jepet fund agresionit izraelit në Gaza.

Izraeli thotë se në Gaza kanë mbetur 116 të burgosur nga 250 të burgosur gjatë operacionit të paprecedentë të Hamasit kundër territoreve të pushtuara më 7 tetor.

Më shumë se 100 pengje u liruan në këmbim të rreth 240 palestinezëve të mbajtur nga regjimi sionist gjatë një armëpushimi të përkohshëm në nëntor.

Zëdhënësi dhe anëtari i byrosë politike i Hamasit, Osama Hamdan i tha CNN të premten se "askush nuk e ka idenë" se sa prej tyre janë gjallë. Hamdan gjithashtu e bëri të qartë se çdo marrëveshje për lirimin e robërve duhet të përfshijë garanci për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza.

 

Tags