Qershor 19, 2024 21:11 Europe/Tirane
  • Sejed Hasan Nasrallah: Rezistenca nuk ka kufi për luftën me regjimin okupator të Izraelit

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit tha në ceremoninë përkujtimore të Haxh Abu Talibit, komandantit dëshmorit të rezistencës, se nëse Libanit i imponohet një luftë, rezistenca do të luftojë armikun pa asnjë kufizim.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit tha: Për shkak të sulmeve të rezistencës, armiku u detyrua të evakuonte bazat e tij dhe të ngrinte një bazë të re prapa maleve, ndërsa ne kemi marrë armë të reja të cilat për momentin nuk i kemi zbuluar.

" Ne kemi marrë armë të reja dhe nuk po i zbulojmë për momentin. Ne kemi shumë dronë dhe prodhojmë disa nga raketat që na duhen", tha Sejed Hasan Nasrallah.

Ai shtoi: "Rezistenca ka marrë informacione të reja dhe të sakta për pozicionet e armikut izraelit në kufi dhe droni Hod'hod është kthyer me informacione nga brenda territoreve të pushtuara, të cilat ende nuk i kemi publikuar. Ne kemi shumë informacione dhe ajo që publikuam dje është vetëm disa minuta nga shumë orë të filmuara në Haifa".

Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit theksoi: "Armiku e di se duhet të na presë në tokë, në det dhe në ajër, dhe nëse Libanit i imponohet lufta, rezistenca do të luftojë deri në fund pa asnjë kufizim".

Sejed Hasan Nasrallah, gjithashtu theksoi bashkëpunimin e qeverisë së Qipros me regjimin sionist dhe e paralajmëroi këtë vend: "Ne paralajmërojmë se nëse Qipro hap aeroportet dhe bazat e saj për Izraelin për të shënjestruar Libanin, ajo do të jetë pjesë e luftës. Ne do të vazhdojmë solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmën tonë për Gazën dhe jemi gati për të gjitha rastet dhe asgjë nuk do të na pengojë ta bëjmë këtë detyrë".

 

Tags