Qershor 26, 2024 21:14 Europe/Tirane
  • Erdogan paralajmëron Perëndimin që të mos ‘përkëdhelë Izraelin’ për planet e luftës në Liban

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi Perëndimin të mos përkëdhelë pas shpine Izraelin për planifikimin e sulmit ndaj Libanit dhe ndezjes së një konflikti katastrofik rajonal.

Erdogan tha të mërkurën se Benjamin Netanyahu i Izraelit tani i ka kthyer sytë drejt Libanit dhe “ne shohim se fuqitë perëndimore në prapaskenë po e përkëdhelin Izraelin pas shpine dhe madje po e mbështesin atë”.

“Planet e Netanyahut për të përhapur luftën në rajon do të çojnë në një fatkeqësi të madhe”, tha presidenti turk.

Netanyahu tha të hënën se forcat ushtarake të regjimit izraelit po mbyllin pjesën më intensive të ofensivës në Rripin e Gazës dhe do të jenë në gjendje të ridislokohen në kufirin verior.

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sejed Hasan Nasrallah ka nënvizuar vazhdimisht aftësitë ushtarake të lëvizjes së rezistencës.

"Armiku e di mirë se çfarë e pret", theksoi ai.

Nasrallah tha se Izraeli e di se nuk do të ketë vend në territoret e pushtuara “që do të shpëtonte nga raketat dhe dronët tanë”.

 

Tags