Qershor 26, 2024 21:15 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e vendosi zyrtarisht Izraelin në listën e zezë të shkelësve të të drejtave të fëmijëve

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në raportin e tij vjetor të titulluar “Fëmijët në konflikte të armatosura” e përfshiu zyrtarisht Izraelin në listën e zezë të shkelësve të të drejtave të fëmijëve në botë.

Sipas IRNA, zonja Virginia Gamba, përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për fëmijët dhe konfliktet e armatosura, lexoi raportin vjetor të fëmijëve në konflikte të armatosura të mërkurën (26 qershor 2024) në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit dhe tha: Kombet e Bashkuara kanë renditur forcat e armatosura dhe të sigurisë izraelite si shkelës të të drejtave të fëmijëve për vrasjen dhe gjymtimin e fëmijëve dhe sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve.

Përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së deklaroi: Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, pasi vlerësoi shkeljet e rënda të bëra ndaj fëmijëve në këtë situatë, i vendosi forcat e armatosura dhe të sigurisë izraelite në listën e shkelësve të të drejtave të fëmijëve për vrasjen dhe gjymtimin e fëmijëve dhe sulmet mizore ndaj shkollave, spitaleve dhe vendeve ku u strehuan fëmijët palestinezë.

 

Tags