Qershor 26, 2024 21:21 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit: Janë marrë të gjitha masat dhe aranzhimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale jashtë vendit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit tha se janë marrë të gjitha masat dhe aranzhimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale jashtë vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në një konferencë për shtyp duke folur për organizimin e zgjedhjeve jashtë vendit deklaroi: "Na ndajnë më pak se 48 orë nga mbajtja e zgjedhjeve të mandatit të 14-të presidencial. Në bazë të detyrës së tij të qenësishme, sistemi diplomatik iranian ka shfrytëzuar të gjitha përpjekjet dhe iniciativat e tij për të zhvilluar zgjedhje të lavdishme jashtë vendit dhe ka kaluar ditë shumë të ngarkuara deri më sot. Ambientet dhe dokumentet e nevojshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve jashtë vendit tashmë janë siguruar në destinacionet përkatëse".

Ambasadat iraniane në mbarë botën kanë deklaruar gatishmërinë për të mbajtur zgjedhjet presidenciale më 28 qershor.

Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Xhakartë tha se janë bërë përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të 14-ta presidenciale iraniane në Indonezi.

Njerëzit mund të hedhin votën e tyre në qytetet austriake të Vjenës dhe Gratzit, dhe në kryeqytetin sllovak Bratislavë.

Ambasadat e Iranit në Korenë e Jugut dhe Finlandë kanë deklaruar gjithashtu gatishmërinë e tyre për të mbajtur zgjedhjet.

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Iran u thirrën pasi Presidenti Ebrahim Raisi humbi jetën së bashku me shtatë persona të tjerë në një aksident ajror më 19 maj.

 

Tags