Qershor 20, 2024 09:00 Europe/Tirane
  • 2 dëshmorë dhe 12 të plagosur nga bombardimi i një shtëpie në Gaza

Në një sulm të regjimit sionist ndaj një shtëpie në qendër të Rripit të Gazës, 2 gra ranë dëshmore dhe 12 të persona të tjerë u plagosën.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar agjencinë e lajmeve palestineze Sama, në këtë sulm u bombardua zona "Al-Hasaineh" në perëndim të kampit al-Nuseirat.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës publikoi statistikat e reja të dëshmorëve të Rripit të Gazës dhe njoftoi se që nga 7 tetori 2023 në këtë zonë kanë rënë dëshmorë 37 mijë e 396 persona.

Ky sulm kryhet pasi Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi të mërkurën në mbrëmje në Rripin e Gazës se regjimi sionist ka vrarë 24 qytetarë palestinezë dhe ka plagosur 71 të tjerë në 3 krime të reja në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.

Një lajm tjetër është se kryetari i Bashkisë së qytetit Rafah, që ndodhet në pikën më jugore të Rripit të Gazës, njoftoi mëngjesin e së enjtes se pjesa më e madhe e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar nga regjimi sionist.

Ahmed Sufi tha: “Pushtuesit po e shkatërrojnë në mënyrë sistematike qytetin e Rafahut dhe kampet e tij”.

Rrjeti "Al-Jazeera" duke cituar atë raportoi: "Qëllimi i ushtrisë okupatore është të shkatërrojë vendkalimin e Rafahut dhe ta bëjë Rripin e Gazës të pabanueshëm".

Kanë kaluar më shumë se 40 ditë që kur operacioni tokësor i ushtrisë pushtuese në Rafah, rajonin më jugor të Gazës, ka filluar pavarësisht të gjitha paralajmërimeve ndërkombëtare, dhe ushtria pushtuese, ashtu si edhe në zonat e tjera, nuk ka arritur asgjë përveç vrasjes së civilëve palestinezë, dhe në këmbim, ka marrë goditje të rënda nga forcat e Rezistencës.

 

Tags