Përfaqësia e Iranit në Kombet e Bashkuara: Irani nuk ka dërguar asnjë armë për Ansarullahun e Jemenit
(last modified Thu, 11 Jul 2024 18:14:20 GMT )
Korrik 11, 2024 20:14 Europe/Tirane
  • Përfaqësia e Iranit në Kombet e Bashkuara: Irani nuk ka dërguar asnjë armë për Ansarullahun e Jemenit

Përfaqësia e Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara në përgjigje të pretendimeve të SHBA se lëvizja Ansarullah në Jemen përdori një raketë iraniane për të sulmuar një anije norvegjeze, tha se Irani nuk i ka dërguar asnjë armë Ansarullahut.

Agjencia e lajmeve Associated Press të enjten, duke cituar zyrtarë amerikanë, tha se bazuar në hetimet, rrënojat e raketës që goditi cisternën e naftës me flamur norvegjez në Detin e Kuq tregonin se ishte një raketë e bërë nga Irani. Ansarullah i Jemenit shënjestroi një cisternë nafte me flamur norvegjez në Detin e Kuq me një raketë cruise. Sipas IRNA, përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në përgjigje të pretendimit se Ansarullah përdori një raketë iraniane për të sulmuar anijen norvegjeze, njoftoi se Irani nuk i ka ofruar asnjë armë Ansarallahut dhe se Forcat e armatosura të Jemenit kanë një aftësi të madhe ushtarake bazuar në fuqinë e tyre të brendshme. Sipas deklaratës së përfaqësuesit të Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara, “zgjatja e luftës kundër Jemenit është faktori kryesor në zhvillimin e aftësive të tyre në armë”. Bazat ushtarake amerikane në Irak dhe Siri që nga 17 tetori 2023 janë shënjestruar vazhdimisht në sulmet me dronë dhe raketa.  Grupet e rezistencës islamike në rajonin e Azisë Perëndimore, duke përfshirë ato në Irak dhe Siri, si dhe forcat jemenase, kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të sulmojnë bazat e këtij vendi në rajon pas sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe mbështetjes së  Uashingtonit për këto sulme. Në mbështetje të rezistencës së kombit palestinez në Rripin e Gazës, ushtria jemenase ka vënë në shënjestër disa anije izraelite ose anije të destinuara për në territoret e pushtuara palestineze në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab. Ushtria jemenase është zotuar se do të vazhdojë të sulmojë anijet e këtij regjimi ose anijet e destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq për aq kohë sa regjimi izraelit do të vazhdojë sulmet e tij në Rripin e Gazës.

 

Tags