Shahrjari: Ofendimet ndaj Profetit të Islamit në një kohë me marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, nuk është rastësi
(last modified Tue, 03 Nov 2020 12:09:16 GMT )
Nëntor 03, 2020 13:09 Europe/Tirane
  • Shahrjari: Ofendimet ndaj Profetit të Islamit në një kohë me marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, nuk është rastësi

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhhebeve Islame deklaroi se ndodhja në një kohe e planit “akordi i shekullit”, normalizimi i marrëdhënieve me regjimin sionist dhe ofendimet ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. nuk është e rastësishme.

Khuxhetul-Islam Hamid Shahrjari, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhhebeve Islame, në një intervistë për me faqen informative Al Ahd, ka thënë: “Ndsodhja në një kohë e planit të ashtuquajtur “akordi i shekullit”, hebraizimi i Kodsit, normalizimi i marrëdhënieve me regjimin sionist dhe ofendimet ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. në asnjë mënyrë në është diçka e rastësishme, por është një program i vjetër për të imponuar poshtërimin e myslimanëve”.

Khuxhetul-Islam Hamid Shahrjari duke theksuar nevojën për zhvillimin e moralit të dinjitetit dhe fisnikërisë mes myslimanëve, ka thënë: “Bota islame që nga koha e sulmeve të shteteve kolonialiste vazhdimisht ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme kulturore me qëllim kryesor poshtërimin e myslimanëve dhe imponimin e dështimin e brendshëm dhe ky proces akoma po vazhdon edhe sot”.

Shahrjari vuri në dukje faktin se shtetet kolonialiste me luftërat mediale, ushtarake, ekonomike po mundohen të përhapin pesimizmin dhe ndjenjën e dështimit në mes të myslimanëve, ndërsa dhe ka thënë: “Morali i krijuar si rezultat i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe gjithashtu si rezultat i fitoreve të rezistencës në Palestinë dhe Liban dhe në rajonet e tjera të botës islame, u bë shkak që myslimanët të tregojnë qëndresë dhe rezistencë më të madhe përball këtyre sulmeve”.

 

Tags