Iran: Vehabizmi, burim i urrejtjes dhe terrorizmit në rajon dhe më gjerë
(last modified Fri, 04 Dec 2020 08:32:15 GMT )
Dhjetor 04, 2020 09:32 Europe/Tirane
  • Iran: Vehabizmi, burim i urrejtjes dhe terrorizmit në rajon dhe më gjerë

Në përgjigje të pretendimit të Ministrit të Jashtëm Saudit, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit theksoi: Të gjitha grupet terroriste në rajonin e Azisë Perëndimore janë shkolla të trajnuara nën mbështetjen financiare të Arabisë Saudite.

Adel al-Jubeir, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, kohët e fundit shkroi në Twitter se sjellja e Iranit kishte vrarë shumë Sauditë. "Për dekada, Vehabizmi, i ushqyer nga fuqitë koloniale, ka qenë burimi i vetëm i paragjykimit të verbër, urrejtjes dhe terrorizmit në rajonin e Azisë Perëndimore dhe më gjerë," shkroi të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh. Khatibzadeh shtoi: "Asnjë përpjekje nga Sauditët nuk mund ta fshehë këtë fakt të shëmtuar dhe krimet në Jemen dhe dosja famëkeqe  e gazetarit Khashoogi janë disa nga rastet e tmerrshme të tyre." Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme iraniane theksoi se marifet i fundit i sauditëve është të qëndrojnë krah për krah me mbështetësit kryesor të terrorizmit shtetëror (Izrael) kundër palestinezëve dhe shtoi: "Politika e krijimit të tensionit nuk është më e vazhdueshme dhe sauditët duhet ta ndryshojnë këtë praktikë".

Tags