Zarif takohet me presidentin e Taxhikistanit
(last modified Tue, 30 Mar 2021 07:02:02 GMT )
Mars 30, 2021 09:02 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me presidentin e Taxhikistanit

Ministri i Jashtëm iranian u takua me presidentin e Taxhikistanit për të diskutuar çështje me interes të përbashkët.

Sipas agjencisë IRNA, Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif, i cili është për një vizitë në Taxhikistan për të marrë pjesë në konferencën "Zemra e Azisë - Procesi i Stambollit", u takua me presidentin e Taxhikistanit Imam'ali Rakhman. Gjatë takimit, u diskutuan çështjet bilaterale dhe bashkëpunimi midis dy vendeve në fusha të ndryshme, duke përfshirë çështjet ekonomike, tregtinë, energjinë, industrinë, transportin, shkencën dhe kulturën dhe u theksua rëndësia e rolit të Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit arriti në kryeqytetin taxhik Dushanbe të dielën në mbrëmje me pritjen zyrtare të zyrtarëve të qeverisë së Taxhikistanit. 15 anëtarët e Zemrës së Azisë përfshijnë Republikën Islamike të Iranit, Afganistan, Taxhikistan, Pakistan, Kinë, Rusi, Indi, Kazakistan, Kirgizistan, Turkmenistan, Uzbekistan, Turqi, Azerbajxhan, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Shtetet e Bashkuara, Australia, Kanada, Danimarka, Egjipti, Franca, Finlanda, Gjermania, Iraku, Italia, Japonia, Norvegjia, Polonia, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar janë vende që mbështesin të gjithë zemrën e Azisë.

Tags