Ngushëllime për përvjetorin e martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.)
(last modified Thu, 07 Oct 2021 05:32:35 GMT )
Tetor 07, 2021 07:32 Europe/Tirane
  • Ngushëllime për përvjetorin e martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.)

Në përvjetorin e martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë të botës, Irani Islamik është veshur në të zi dhe pikëllim.

Sot (e enjten) më 29 safar të vitit 1443 hixhri kameri që përkon me 7 tetorin e vitit 2021, është përvjetori i martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.), imamit të tetë të myslimanëve shiitë.  Besimtarët myslimanë dhe dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) në përvjetorin e martirizimit të Imam Ali Reza (a.s.) duke marrë pjesë në ceremoni të zimbajtjes në mauzoleun e Imam Ali Reza (a.s.) në Mashhad në verilindje të Iranit dhe në mauzoleun e Hazretit Ma’sume motrës së Imam Ali Reza (a.s.) në qytetin Kum dhe në qendra dhe vende të tjera fetare, kanë përkujtuar personalitetin e Imam Ali Reza (a.s.).

Tags