Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhëhebeve Islame: Dijetarët e botës islame të shmangen nga varësia për regjimet despotike
(last modified Fri, 22 Oct 2021 13:00:05 GMT )
Tetor 22, 2021 15:00 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhëhebeve Islame: Dijetarët e botës islame të shmangen nga varësia për regjimet despotike

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhëhebeve Islame ka theksuar se dijetarët myslimanë duhet të largohen nga varësia për regjimet despotike të cilët po shoqërojnë zullumqarët dhe armiqtë e Islamit, por të zbatojnë parimin e urdhërimit të veprave të lejuara dhe ndalimin e veprave të ndaluara.

Khuxhetul-Islam Hamid Shahrjari në vebinarin e njëmbëdhjetë të sesionit të 35-të të konferencës ndërkombëtare për Unitetin Islamik, deklaroi: “Sot jemi dëshmitarë të luftës, gjakderdhjes, terrorit, konflikteve dhe ofendimeve në hapësirën e botës islame. Për shkak të këtyre problemeve dhe krizave ekzistuese në botën islame, temë kryesor e sesionit të 35-të konferencës ndërkombëtare për Unitetin Islam, e kemi caktuar “Unitetin Islam, paqen dhe largimin nga përçarja dhe konfliktet në botën islame”. Arroganca botërore me në krye Amerikën dhe Perëndimin plaçkitës gjithnjë janë në përpjekje për të krijuar luftë, përçarje dhe konflikte sa më të thella në botën islame në mënyrë që ta arsyetojnë praninë e vet në rajonin e botës islame. Ky është burimi kryesor i konflikteve, vrasjes dhe plaçkitjeve ekzistuese që po ndodhin në vendet islame dhe në mes vendeve islame. Ekzistenca e disa qeveritarëve servilë dhe të disa dijetarëve fetarë të varur nga ata në disa vende islame që në realitet po krijojnë rrethana të përshtatshme për praninë e këtyre zullumqarëve në vendet islame dhe po ndihmojnë interesat e armiqve të Islamit, janë faktorët kryesor të krizave, përçarjeve dhe konflikteve në botën islame”.

Tags