Rusia mbështet formimin e qeverisë gjithëpërfshirëse në Afganistan
(last modified Wed, 27 Oct 2021 14:23:07 GMT )
Tetor 27, 2021 16:23 Europe/Tirane
  • Rusia mbështet formimin e qeverisë gjithëpërfshirëse në Afganistan

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë në samitin e dytë të ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit që po zhvillohet sot në Teheran, deklaroi se Moska mbështet formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse në Afganistan.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, të mërkurën në fjalën e tij në samitin e dytë të ministrave të jashtëm të vendeve fqinjë të Afganistanit që po zhvillohet në Teheran, deklaroi: "Rusia mbështet përpjekjet për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Afganistan dhe ky vend duhet të fillojë nga zero dhe të kompensojë mungesat dhe të rindërtojë shkatërrimet. Situata aktuale e Afganistanit është rezultat i pranisë ushtarake të Amerikës në atë vend. Qytetarët e Afganistanit duhet ta dinë se të drejtat e tyre do të realizohen. Në këtë kuadër, të gjitha vendet duhet të pranojnë përgjegjësinë e vet ndaj çështjes të Afganistanit. Shtetet perëndimore dhe Amerika nga distanca e largët gjithnjë kanë ndjekur qëllimet e tyre në Afganistan. Duhet të marrim parasysh grupet etnike të ndryshme në Afganistan dhe të mbështesim formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse. Qëndrimet e pjesëmarrësve në këtë samit janë të afërta me njëri-tjetrin dhe kjo mund të ndihmojë në vendosjen e paqes në Afganistan".

Vlen të theksohet se samiti i dytë i ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit po zhvillohet sot (të mërkurën) në Teheran me pjesëmarrjen e ministrave të punëve të jashtme të Iranit, Turkmenistanit, Taxhikistanit, Uzbekistanit dhe Pakistanit, si dhe të ambasadorëve të Kinës dhe Rusisë. Gjithashtu ministrat e punëve të jashtme të Kinës dhe të Rusisë po marrin pjesë në këtë konferencë nëpërmjet lidhjes së drejtpërdrejtë.

Tags