Asambleja Botërore për Afrimin e Medhëhebeve Islame: T’i kushtohet vëmendje krijimit të civilizimit të ri islam
(last modified Thu, 28 Oct 2021 13:02:27 GMT )
Tetor 28, 2021 15:02 Europe/Tirane
  • Asambleja Botërore për Afrimin e Medhëhebeve Islame: T’i kushtohet vëmendje krijimit të civilizimit të ri islam

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhëhebeve Islame ka theksuar se civilizimi i ri i islam është ideali më i lartë i shoqërisë islame, prandaj të gjitha autoritetet myslimane duhet t’i kushtojnë vëmendje serioze punës për realizimin e këtij qëllimi.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Hamid Shahrjari, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medhëhebeve Islame, në ceremoninë e mbylljes së sesionit të njëmbëdhjetë të kongresit për dialog vëllazëror mes myslimanëve shititë dhe sunitë në provincën Kerman të Iranit, deklaroi: “Myslimanët shiitë dhe sunitë duhet të bëjnë përpjekje që me unitet përkrah njëri-tjetrit, të punojnë për realizimin e qëllimit të lartë për të krijuar civilizimin e ri islam. Nevojë e domosdoshme për zbatimin në veprim të elementeve përbërëse të civilizimit të ri islam është bashkëpunimi i afërt mes myslimanëve sunitë dhe shiitë dhe të gjitha shkollave fetare islame”.

Khuxhetul-islam Hamid Shahrjari vlerësoi se një prej fjalëve kyçe më të rëndësishme të lierit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit është krijimi i civilizimit të ri islam dhe tha: “Civilizimi i ri islam është prej idealeve më të larta të shoqërisë islame dhe duke marrë parasysh rëndësinë e këtij ideali, atij duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë në qarqet më të larta të Unitetit Islam”.

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medhëhebeve Islame duke vë në dukje luftën e botë, tha: “Armiku shumë herë përsëritë fjalët e tij në armiqësi me sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe për këtë qëllim po bënë shpenzime të mëdha për përhapur idetë e veta në opinionin publik”.

 

Tags