Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medh'hebeve: Ofenduesit e simboleve të shenjte, janë aleatë të fuqive arrogante
(last modified Wed, 05 Jan 2022 14:26:03 GMT )
Janar 05, 2022 15:26 Europe/Tirane
  • Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medh'hebeve: Ofenduesit e simboleve të shenjte, janë aleatë të fuqive arrogante

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medh'hebeve Islame deklaroi personat të cilët ofendojnë simbolet e shenjta ose janë prej njerëzve të thjeshtë të cilët nuk kanë shumë informacione ose janë aleatë të fuqive arrogante.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hoxhetul-Islam Hamid Shahrjari, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për Afrimin e Medh'hebeve Islame dhe delegacioni i tij shoqërues, ka zhvilluar një vizitë në shkollën "Darul-Ulum Muxhededije Na'imije" dhe është takuar me myftiun Muhamed Nazir Xhan Muxhededi Na'imi, kryetarin e organizatës "Xhemati i Madh Ehle Sunet" në Pakistan.

Në këtë takim, Hoxhetul-Islam Hamid Shahrjari vuri në dukje dekretin fetar të lëshuar nga lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit për ndalimin e ofendimeve ndaj simboleve të shenjta të myslimanëve sunitë, dhe deklaroi: "Ata të cilët bëjnë ofendime ndaj simboleve të shenjta të shkollave islame dhe në veçanti të myslimanëve sunitë, nuk janë ndjekës të sistemit të Republikës Islamike të Iranit, sepse ne jemi ndjekës të rrugës së Imam Aliut (a.s.) dhe ai kurrë nuk ka bërë ofendime ndaj njerëzve të tjerë. Politika e Anglisë është ajo që gjithnjë ka krijuar dhe krijon përçarje mes myslimanëve me qëllim të sundimit të tyre. Prandaj, në këtë kuadër ata kanë blerë me para disa pseudo dijetarë me qëllim që ta prishin imazhin e fesë me anë të ofendimeve".

Në këtë takim, myftiu Muhamed Nazir Xhan Muxhededi Na'imi, kryetari i shkollës "Darul-Ulum Muxhededije Na'imije, duke theksuar faktin se aktualisht ekziston një rast i madh të bëjmë një punën konkrete për Unitetin Islam, shtoi: "Armiku kur kryen veprime terroriste, nuk shikon mosmarrëveshjet tona, por ka parasysh vetëm të qenit mysliman të njerëzve në mënyrë që besimtarët myslimanë t'i vendosë në shënjestër të sulmeve të veta. Sa i përket ofendimeve të disa personave ndaj simboleve të shenjta të myslimanëve sunitë, duhet thënë se prania e juaj këtu ka rëndësi shumë të madhe për vetëdijesimin e personave injorantë që të mos ofendojnë më simbolet e shenjta fetare".   

Tags