Ministri i Jashtëm i Talibanëve mbërrin në Iran për bisedime
(last modified Sat, 08 Jan 2022 18:59:12 GMT )
Janar 08, 2022 19:59 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Talibanëve mbërrin në Iran për bisedime

Ministri i Jashtëm i Talibanëve, Amir Khan Muttaki, ka mbërritur në Teheran në krye të një delegacioni të rangut të lartë për të zhvilluar bisedime me zyrtarët iranianë në udhëtimin e parë të tillë në vendin fqinj që kur grupi Taliban mori pushtetin.

"Vizita synon diskutimet midis Afganistanit dhe Iranit mbi çështjet politike, ekonomike, tranzitin dhe refugjatët," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Talibanëve, Abdul Kahar Balkhi në një postim në Twitter. Ai shtoi se një takim paraprak për delegacionin vizitues është mbajtur në Ministrinë e Jashtme afgane, "ku janë vlerësuar çështje të rëndësishme të cilat janë përfshirë në agjendën e kësaj vizite". Irani ka deklaruar vazhdimisht se vendosja e paqes dhe stabilitetit në Afganistan është e mundur vetëm përmes formimit të një qeverie me bazë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse në vendin e shkatërruar nga lufta. Irani ka pritur miliona emigrantë dhe refugjatë afganë në dekadat e fundit, por mori sanksione në vend që të merrte mbështetje financiare.

 

Tags