Shkurt 01, 2022 15:32 Europe/Tirane
  • Irani kërkon nga Australi të marrë masa kundër elementëve të grupeve terroriste atje

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në një bisedë telefonike me ministren e punëve të jashtme të Australisë, ka kërkuar nga autoritetet e këtij vendi që të marrin masa kundër elementëve aktivë të grupeve terroriste në këtë vend.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot (të martën) në një bisedë telefonike me Marise Payne, ministren e punëve të jashtme të Australisë, ka kërkuar nga autoritetet e Australisë që të tregojnë vëmendje të veçantë ndaj të drejtave të qytetarëve iranianë me qëndrim në Australi dhe sidomos ndaj çështjeve përkatëse me statusin e disa shtetasve iranianë të cilët po përballen me probleme në Australi.

Amir Abdulahjan duke vë në dukje rolin e Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe shpjegimin e rolit të cilin e ka luajtur gjenerali i martirizuar Kasem Sulejmani në luftën kundër terrorizmit për ta ndihmuar paqen dhe sigurinë në rajon, kërkoi nga autoritetet australiane që të ndërmarrin masa serioze kundër elementëve aktivë të grupeve terroriste të strehuar në Australi.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në këtë bisedë telefonike, duke uruar ditën kombëtare të Australisë ministres së punëve të jashtme, qeverisë dhe popullit australian, vlerësoi se historiku gati gjysmë shekulli i marrëdhënieve miqësore të të dy vendeve dhe prania e qytetarëve iranianë në Australi, konsiderohet një kapital i përbashkët i të dy vendeve.  

Amir Abdulahjan në vazhdim duke vë në dukje potencialet e marrëdhënieve, deklaroi gatishmërinë e Iranit për përgatitjen e programeve për të zgjeruar më shumë bashkëpunimet mes të dy vendeve në fusha të ndryshme si në tregti, investime dhe shkëmbime shkencore në kuadër të sektorëve publik dhe privat të të dy vendeve.

Nga ana e saj, ministrja e punëve të jashtme të Australisë në këtë bisedë telefonike, duke mirëpritur zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të ndryshme, deklaroi se Australia mbështet procesin e negociatave të Vjenës.

Tags