May 31, 2024 19:19 Europe/Tirane
  • Propozimi i Bagherit për mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik

Kreu i Ministrisë së Jashtme iraniane, në një bisedë telefonike me homologun e tij algjerian, propozoi mbajtjen e një takimi të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për të ndaluar krimet e regjimit sionist në Palestinë.

 Sipas ISNA, Ali Bagheri ka shkruar në rrjetin social X për bisedën e tij telefonike me ministrin e Jashtëm algjerian: “Në një bisedë telefonike me Ahmed Ataf, ministrin e Jashtëm të Algjerisë, bisedova dhe u konsultova për zhvillimet e fundit në luftën e Gazës, krimet e regjimit sionist në Gaza dhe Rafah, si dhe bashkëpunimin dypalësh mes Iranit dhe Algjerisë."

Bagheri shtoi: "Duke falënderuar Presidentin, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe zyrtarë të tjerë algjerianë për mesazhet e tyre dashamirëse me rastin e martirizimit të Ajatollah Raisi dhe Dr. Amir Abdollahian, mbështeta përpjekjet dhe iniciativën e qeverisë algjeriane në emër të vendeve islamike për paraqitjen e një projekt-rezolute për ndalimin e sulmeve të regjimit sionist. Ai tha se veprimi urgjent dhe i përbashkët i vendeve islamike është i domosdoshëm për të ndalur krimet e regjimit pushtues kundër popullit palestinez dhe për të rritur ndihmën për banorët e shtypur të Gazës.  Nisur nga kjo sugjerova që të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe ky propozim u mirëprit."

 

Tags