Urim për përvjetorin e ditëlindjes së  Imam Aliut (a.s)
(last modified Mon, 14 Feb 2022 18:58:55 GMT )
Shkurt 14, 2022 19:58 Europe/Tirane
  • Urim për përvjetorin e ditëlindjes së  Imam Aliut (a.s)

Në natën e përvjetorit të ditëlindjes së Imam Aliut (as), imami i parë i myslimanëve shi'itë të botës, i gjithë Irani Islamik është përfshirë nga atmosfera e festës dhe gëzimit.

Nesër (e martë)  më 13 Rexheb të vitit 1443 AH, që përkon me 18 shkurt 2022 , është përvjetori i lindjes së bekuar të Imam Aliut (as), imami i parë i shi'itëve të botës. Imam Ali ibn Abi Talibi (as) ka lindur brenda në Qabe në ditën e trembëdhjetë të muajit Rexheb dhe që nga fëmijëria e tij është rritur dhe edukuar nga Profeti i Madh i Islamit, Hazreti Muhamed (s.a.v.s). Ai ishte personi i parë që besoi në Islam, dhe në të gjitha etapat e përhapjes së fesë Islame, ishte përkrahësi kryesor i Profetit të Islamit (s.a.v.s). Në kalendarin e Republikës Islamike të Iranit, ditëlindja e Imamit të parë të shi'itëve të botës, përkujtohet si "Dita e Babait". Radiotelevizioni shtetëror i Iranit, uron të gjithë myslimanët dhe liridashësit në botë për përvjetorin e ditëlindjes së bekuar të Imam Aliut (as).

 

Tags