Kryenegociatori i Iranit: Data dhe vendi i bisedimeve të ardhshme po finalizohet me BE-në
(last modified Sun, 03 Jul 2022 18:51:21 GMT )
Korrik 03, 2022 20:51 Europe/Tirane
  • Kryenegociatori i Iranit: Data dhe vendi i bisedimeve të ardhshme po finalizohet me BE-në

Negociatori kryesor i Iranit në bisedimet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, tha se Teherani dhe Bashkimi Evropian po finalizojnë kohën dhe vendin e raundit tjetër të bisedimeve, qëllimi kryesor i të cilave është heqja e sanksioneve të vendosura ndaj Teheranit.

Ali Bagheri Kani u tha gazetarëve të dielën se bisedimet e fundit indirekte midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, u mbajtën në kryeqytetin e Katarit, Doha, brenda një kuadri të planifikuar paraprakisht. "Bisedimet do të vazhdojnë bazuar në një marrëveshje midis Iranit dhe palës tjetër, domethënë zëvendësshefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Enrique Mora", tha Bagheri Kani, i cili shërben gjithashtu si zëvendësministër i jashtëm i Iranit për çështjet politike. Bagheri Kani shtoi se “data dhe vendi i raundit të ardhshëm të negociatave janë duke u finalizuar përmes shkëmbimeve tona me zotin Mora”. Irani dhe SHBA përfunduan dy ditë bisedimesh indirekte, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, në kryeqytetin e Katarit, Doha. Në fund të bisedimeve, Irani dhe BE-ja thanë se do të mbanin kontakte “për vazhdimin e rrugës dhe fazën tjetër të bisedimeve”. Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian theksoi se bisedimet për të ringjallur marrëveshjen e vitit 2015 mund të kenë sukses vetëm nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë realisht dhe i japin Teheranit garanci të forta se do të jetë në gjendje të shfrytëzojë plotësisht përfitimet ekonomike të marrëveshjes.

 

Tags