Janar 03, 2023 08:48 Europe/Tirane
  • Raisi: Rritja e numrit të rasteve të koronës në botë e ka bërë të nevojshme ngritjen e nivelit të kujdesit shëndetësor

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke iu referuar rritjes së numrit të të infektuarve me virusin Corona në rajone të ndryshme të botës, theksoi nevojën për zbatimin e saktë të planeve të parandalimit inteligjent të këtij virusi nga institucione të ndryshme.

Sejed Ibrahim Raisi të shtunën në mbledhjen e Shtabit Kombëtar për menaxhimin e situatës së virusit Corona, duke iu referuar rritjes së numrit të personave të infektuar me këtë sëmundje në vende të ndryshme, tha se për shkak të përpjekjeve të sistemit shëndetësor iranian, përpjekjet e qeverisë dhe bashkëpunimit të popullit, numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga virusi Corona në vend prej kohësh është në nivelin më të ulët të mundshëm. Raisi shtoi se për shkak të rritjes së rasteve të përhapjes së virusit Covid-19 në disa pjesë të botës, niveli i kujdesit shëndetësor në Iran duhet të ngrihet. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar nevojën e zbatimit të saktë të planeve të parandalimit inteligjent nga institucione të ndryshme, deklaroi se Ministria e Shëndetësisë e Iranit duhet të marrë masat e nevojshme për pajisjen dhe përgatitjen e qendrave të vaksinimit në mënyrë që ata që kanë kaluar 6 muaj nga doza e tyre e fundit e vaksinës kundër Corona, të mund të rinovojnë vaksinat e tyre. Raisi gjithashtu vuri në dukje prodhimin e 6 llojeve të vaksinave kundër koronës me përpjekjet e shkencëtarëve vendas dhe me mbështetjen e qeverisë në Iran. Më tej ai theksoi se përdorimi i vaksinave të prodhuara në vend dhe të importuara nga populli, së bashku me injektimin e më shumë se 156 milionë dozave të vaksinave kundër koronës në planin kombëtar të vaksinimit, i cili ishte më i lartë se shumë vende evropiane dhe aziatike, shkaktoi frenimin e koronës dhe përmirësimin e nivelit të imunitetit. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu theksoi domosdoshmërinë e kontrollit të plotë dhe të saktë të të gjitha pikave hyrëse të vendit dhe kryerjen e testeve të nevojshme për udhëtarët. Ministria e Shëndetësisë së Iranit duhet të fokusohet seriozisht në çështjen e eliminimit të mangësive në pajisjet mjekësore dhe pajisjen e qendrave të përkujdesit shëndetësor në mënyrë që të mos ketë shqetësime në rast të rritjes së numrit të të infektuarve me Korona.

Tags