Eksportet e Iranit drejt Turqisë kaluan 3 miliardë dollarë me një rritje prej 24%.
Eksportet e Iranit drejt Turqisë arritën në 3.1 miliardë dollarë në 11 muajt e vitit 2022, duke shënuar një rritje prej 24%.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se statistikat e fundit të publikuara nga zyra e statistikave të Turqisë tregojnë se tregtia e këtij vendi me Iranin është rritur me 18% në 11 muajt e vitit 2022.
Vlera e tregtisë ndërmjet Iranit dhe Turqisë, e cila u deklarua në 4,99 miliardë dollarë në muajt janar-nëntor 2021, është rritur në 5,88 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Sipas këtij raporti, eksportet e Turqisë drejt Iranit në muajt janar-nëntor 2022 u rritën me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arritën në 2.78 miliardë dollarë. Turqia eksportoi në Iran mallra me vlerë 2.49 miliardë dollarë në periudhën janar-nëntor 2021.
Gjithashtu, Turqia importoi 3.1 miliardë dollarë mallra nga Irani deri në muajin e 11-të të 2022, që është një rritje prej 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Turqia kishte importuar mallra nga Irani në vlerën 2.5 miliardë dollarë në muajt janar-nëntor 2021. Bilanci tregtar i Iranit me Turqinë në muajin e 11-të të 2022 ishte 320 milionë dollarë në favor të Iranit.
Gjithashtu, Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat) ka njoftuar eksportin e 8 miliardë e 422 milionë metra kub gaz iranian në Turqi në 11 muajt e vitit 2022. Eksporti i gazit iranian drejt Turqisë është ulur me 1.8% në këtë periudhë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në 11 muajt e vitit 2021, Irani kishte eksportuar 8 miliardë e 581 milionë metra kub gaz në Turqi.