Janar 15, 2023 08:04 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian:  Palestina dhe Kodsi i shenjtë janë ende çështja e parë e botës islame

Ministri i Jashtëm i Iranit në një takim me një grup zyrtarësh dhe anëtarë të shquar të grupeve të ndryshme të rezistencës palestineze tha: Palestina dhe Kodsi i shenjtë janë ende çështja e parë e botës islame.

Sipas IRNA, Hossein Amir Abdullahian, duke vazhduar udhëtimin e tij në Siri, të shtunën në Damask takoi dhe bisedoi me një numër të madh zyrtarësh dhe anëtarësh të shquar të grupeve të ndryshme të rezistencës palestineze.  Amir Abdullahian në këtë takim shtoi:  Palestina dhe Kodsi i shenjtë  janë ende çështja e parë e botës islame dhe derisa të formohet shteti palestinez në të gjithë territorin dhe tokën historike të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë, Palestina do të vazhdojë të mbetet çështja e parë e botës islame. Amir Abdullahian tha:  Për shumë vite, Amerika dhe aleatët e saj njëri pas tjetrit shpalosën plane të ndryshme, si Oslo, Lindja e Mesme e Re, Lindja e Mesme e Madhe, Marrëveshja e Shekullit dhe Pakti i Abrahamit, por kombi dhe rezistenca palestineze, me unitet, kohezion dhe stabilitet shembullor, hodhi në koshin e plehrave të historisë të gjitha ato plane komplotuese. Ai gjithashtu nderoi kujtimin dhe emrin e gjeneralit martir Haxh Kasem Sulejmani, i cili luajti një rol unik në mbështetjen e rezistencës në Palestinë dhe boshtit të rezistencës. Një numër zyrtarësh të grupeve palestineze gjithashtu shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin e tyre për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Islamike të Iranit ndaj Palestinës dhe kombit dhe rezistencës së tij.

Tags