Mars 18, 2023 17:27 Europe/Tirane
  • Përfaqësia e Iranit në OKB me rastin e 35 vjetorit të sulmit kimik në Halebçe, përkujton viktimat e këtij sulmi çnjerëzor

Përfaqësia e Republikës Islamike të Iranit në OKB në përvjetorin e sulmit kimik të ish-regjimit Ba'th të Irakut në Halebçe, ka përkujtuar viktimat e këtij krimi të kryer me armë kimike perëndimore.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se zyra e përfaqësisë së Iranit në OKB me rastin e 35 vjetorit të sulmit me armë kimike në Halebçe dhe kundër kurdëve të Irakut nga ish-regjimi Ba'th i Sadam Husejnit gjatë luftës së imponuar kundër Iranit, në një mesazh në Twitter, ka përkujtuar viktimat dhe sakrificën e forcave të armatosura të Iranit siç ishin forcat e Gardës së Revolucionit Islamik për të ndihmuar kurdët e Irakut.

Vlen të theksohet se më 16 mars të vitit 1988 ushtria e ish-regjimit Ba'th të Irakut e cila mbështetej nga fuqitë perëndimore dhe ishte pajisur me armë kimike, nën heshtjen e çuditshme të Bashkësisë Ndërkombëtare, ka kryer sulme me armë kimike kundër qytetit Halebçe dhe ka vrarë mbi 5000 civil duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm të këtij qyteti.

Sulmet me armë kimike në qytetin Halebçe janë kryer si rezultat i armatosjes së ish-regjimit të Sadam Husejn me armë kimike nga Gjermania, Amerika, Franca, Anglia dhe Holanda dhe si pasojë e sulmeve me armë kimike janë vrarë 130 mijë iranianë dhe janë plagosur 130 mijë të tjerë.

Tags