Mars 29, 2023 17:39 Europe/Tirane
  • Ministri i punëve të jashtme të Iranit: Çfarëdo lloj ndryshimi gjeopolitik në rajon, është i papranueshëm

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se çfarëdo lloj ndryshimi në gjeopolitikën e rajonit ma çfarëdo arsyetimi që të jetë, është i papranueshëm.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjam, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në konferencën e përbashkët për shtyp me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, deklaroi: "Në lidhje me zhvillimet aktuale në rajonin e Kaukazit është bërë një përqendrim i veçantë, për arsye se vazhdimi i tensioneve në këtë rajon nuk është në interesa të asnjë pale, as Republikës së Azerbajxhanit dhe as Armenisë, prandaj siguria në këtë rajon është në favor të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së të gjithë rajonit".

Amir Abdulahjan duke thënë se përpjekjet për ndryshime gjeopolitike në rajon do të bëhen shkak për ndërlikimin sa më shumë të situatës në rajon, theksoi: "Nëpërmjet dialogut duhet të gjendet rrugëzgjidhje politike mes palëve të ndryshme dhe në këtë mënyrë duhet të zgjidhen problemet e rajonit".

Shefi i diplomacisë së Republikës Islamike të Iranit në lidhje me bashkëpunimet ekonomike dhe tregtare të Iranit dhe Rusisë sidomos gjatë një viti e gjysmë të kaluar, deklaroi: "Është shënuar progres i mirë në këtë drejtim dhe vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes të dy vendeve është rritur tre herë e gjysmë më shumë".

Amir Abdulahjan në lidhje me marrëdhëniet e Turqisë dhe Sirisë, gjithashtu ka thënë: "Javën e ardhshme do të zhvillohet një takim në nivel të zv/ministrave të punëve të jashtme të katër vendeve (Iranit, Rusisë, Turqisë dhe Sirisë) dhe qëllimi i këtij takimi do të jetë afrimi i pikëpamjeve dhe qëndrimeve mes Turqisë dhe Sirisë".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu duke mbështetur idenë e presidentit të Kinës në lidhje me paqen dhe sigurinë globale, shtoi: "Irani mirëpret dhe mbështet çdo lloj iniciative e cila rezulton me sigurinë e qëndrueshme në nivel rajonal dhe në nivel global".

Në lidhje me ringjalljen e marrëdhënieve mes Teheranit dhe Riadit, ministri i jashtëm iranian tha: "Së shpejti do të zhvillojmë një takim me ministrin e punëve të jashtme të Arabisë Saudite dhe do të bisedojmë për rikthimin e marrëdhënieve bilaterale dhe rihapjen e ambasadave tona në të dy vendet".

Tags