Prill 13, 2023 20:49 Europe/Tirane
  • Irani bën thirrje për hetim ndërkombëtar mbi laboratorët biologjikë të financuar nga SHBA në Ukrainë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar mbi raportet për laboratorët biologjikë të financuar nga SHBA në Ukrainë dhe në mbarë botën.

“Lajmet e publikuara për laboratorët biologjikë ushtarakë amerikanë në Ukrainë dhe në disa vende të tjera të botës janë thellësisht shqetësuese. Aktivitete të tilla janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht me Konventën e Armëve Biologjike (BWC) dhe përbëjnë një kërcënim për njerëzimin”, ka shkruar Naser Kanani në një postim të publikuar të enjten në faqen e tij në Twitter. Ai shtoi: "Çështja kërkon një hetim të paanshëm ndërkombëtar". Një komision parlamentar rus që heton aktivitetet biologjike të Uashingtonit në laboratorët anembanë Ukrainës, të mërkurën arriti në përfundimin se Uashingtoni po zhvillon një bioarmë "universale" të ndryshuar gjenetikisht të krahasueshme me atë të një "dimri bërthamor". "Shtetet e Bashkuara synojnë të zhvillojnë një armë biologjike universale të ndryshuar gjenetikisht të aftë për të infektuar jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët, si dhe kulturat bujqësore. Përdorimi i saj përfshin, ndër të tjera, qëllimin për të shkaktuar dëme ekonomike në shkallë të gjerë dhe të pariparueshme ndaj armikut", tha komisioni parlamentar rus.

 

Tags