Prill 19, 2023 16:17 Europe/Tirane
  • Filmi iranian “Lufta e Tretë Botërore” shpallet filmi më i mirë i Festivalit të Stambollit

Filmi iranian “Lufta e Tretë Botërore” u zgjodh si filmi më i mirë i festivalit të Stambollit në Turqi.

Filmi iranian "Lufta e Tretë Botërore" fitoi çmimin "Golden Tulip" për filmin më të mirë në Festivalin e 42-të Ndërkombëtar të Filmit në Stamboll të Turqisë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Festivali i 42-të i Filmit në Stamboll të Turqisë përfundoi punën e tij dhe filmi iranian "Lufta e Tretë Botërore" me regji të Houman Sejedi fitoi çmimin "Golden Tulip" për filmin më të mirë në seksionin konkurrues ndërkombëtar të këtij evenimenti filmik.

Prodhuar nga Houman Sejedi, i cili ishte përfaqësuesi zyrtar i kinemasë iraniane në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar të Oscar 2023, pas pjesëmarrjes me sukses në festivalin e Venecias dhe marrjes së dy çmimeve për filmin dhe aktorin më të mirë në seksionin horizontet në edicionin e 35-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tokio, edhe në edicionin e 8-të të festivalit të filmit "Xhahan Asia" si dhe në Los Angeles dhe në Festivalin e Filmit të Stokholmit në Suedi pati një prani të suksesshme.

Festivali i 42-të i Filmit në Stamboll u mbajt nga 7 deri më 18 prill.

Tags