May 01, 2023 17:02 Europe/Tirane
  • Vaksina Razi Cov Pars si e vetmja vaksinë iraniane në revistën amerikane

Drejtori i kërkimit dhe zhvillimit të Institutit Kërkimor të Vaksinave dhe Serumeve "Razi" të Iranit deklaroi: "Emri i vaksinës Razi Cov Pars është përmendur në revistën shkencore "Plus One" si vaksina e vetme iraniane dhe ndër pesë vaksinat kryesore intranazale në botë, së bashku me vendet e superfuqive të botës".

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA njoftoi se Sejederreza Banihashmi, drejtor i kërkimit dhe zhvillimit në Institutin Kërkimor të Vaksinave dhe Serumeve "Razi", duke iu referuar hulumtimeve të reja të revistës "Plus One" mbi vaksinat kundër Covid-19, shtoi: "Emri i vaksinës Razi Cov Pars është ende e vetmja vaksinë që është paraqitur në botime të ndryshme botërore dhe përfaqëson industrinë e kërkimeve dhe vaksinave të Iranit dhe ka mbajtur lartë flamurin e vendit në këtë fushë".

Drejtori i kërkimit dhe zhvillimit në Institutin Kërkimor të Vaksinave dhe Serumeve "Razi" të Iranit deklaroi: "Sipas revistës "Plus One", qindra projekte vaksinash thithëse janë duke u zhvilluar në botë, nga të cilat 24 vaksina kanë arritur në fazën e provës klinike dhe 5 prej këtyre vaksinave janë në fazat përfundimtare, dhe në tekstin e kësaj reviste, vaksina "Razi Cov Pars përmendet si vaksina e parë intranazale".

Studiuesi kryesor i projektit të zhvillimit të vaksinës Razi Cov Pars deklaroi: "Vaksinat e tjera që kanë arritur në këtë fazë lidhen me vendet e Rusisë, Kinës, Indisë dhe vaksina e përbashkët (SHBA, Japoni dhe Bashkimin Evropian)".

"Plus One" është një nga revistat shkencore më të besueshme në fushën e biologjisë, e cila funksionon me emrin "Plus Publications".

Në këtë revistë është publikuar artikulli më i fundit paraklinik dhe faza e parë e vaksinës Razi Cov Pars dhe vlen të theksohet se nga 6 vaksinat artikujt e të cilave janë publikuar në këtë revistë shkencore, vaksina e Razi Cov Pars ka numrin më të madh të publikimit të artikujve në fushën e vaksinave intranazale.

Të dhënat e artikullit në fjalë mund të gjenden në këtë link:

https://absolutelymaybe.plos.org/2023/04/21/progress-on-intranasal-oral-covid-vaccines-plus-a-us-government-funding-boost/

Tags