Eksporti i pajisjeve mjekësore nga Irani kalon 30 milionë dollarë
(last modified Sun, 28 May 2023 13:22:12 GMT )
May 28, 2023 15:22 Europe/Tirane
  • Eksporti i pajisjeve mjekësore nga Irani kalon 30 milionë dollarë

Kryetari i Bordit Drejtues të Shoqatës së Specialistëve të Pajisjeve Mjekësore të Iranit njoftoi se  eksporti i pajisjeve mjekësore iraniane ka arritur mbi 30 milionë dollarë.

Ahmed Muslimi, kryetari i bordit të drejtorëve të Shoqatës së Specialistëve të Pajisjeve Mjekësore të Iranit, deklaroi: "Prodhimi i pajisjeve mjekësore të Iranit vitin e kaluar ishte rreth një e gjysmë deri në dy miliardë dollarë, nga të cilat rreth 30 milion dollarë u eksportuan jashtë vendit. Kjo shumë është dyfishuar në krahasim me një vit më parë".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se kryetari i bordit të drejtorëve të Shoqatës së Specialistëve të Pajisjeve Mjekësore të Iranit gjithashtu tha: "Në katër vitet e fundit, numri i prodhuesve të pajisjeve mjekësore në Iran është rritur nga 450 kompani në më shumë se 1800 kompani".

Muslimi theksoi se gjatë vizitës së fundit të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi në Indonezi, është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për pajisjen e 12 spitaleve indoneziane me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e Iranit.

Kryetari i bordit të drejtorëve të Shoqatës së Specialistëve të Pajisjeve Mjekësore të Iranit theksoi: "Kjo çështje mund të ndihmojë edhe në rritjen e eksporteve të pajisjeve mjekësore të Iranit".

Tags