Qershor 01, 2023 17:20 Europe/Tirane
  • Përmirësimi i treguesve ekonomikë të Iranit pavarësisht shtimit të sanksioneve të paligjshme amerikane

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës Islamike të Iranit njoftoi përmirësimin e treguesve ekonomikë të Iranit pavarësisht sanksioneve të paligjshme të SHBA.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamedreza Farzin, guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, i cili ka udhëtuar në Uashington për të takuar dhe biseduar me zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, është takuar me "Jihad Azour", drejtorin e Departamentit për Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke iu referuar zhvillimeve të ekonomisë së Iranit në dy vitet e fundit, ai deklaroi: "Pjesa themelor i ekonomisë së Iranit në dy vitet e fundit, pavarësisht goditjeve të shkaktuara nga Korona, rritja e çmimeve globale të ushqimeve dhe intensifikimi i sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikën, ka arritur të vazhdojë rritjen duke u ringjallur në sektorë të ndryshëm".

Duke deklaruar se ekonomia e Iranit ka shënuar rritje në të gjithë sektorët ekonomikë me ritme pozitive, rritjeje përkatësisht 4.4% dhe 3.7% në 2 vitet e fundit, Muhamedreza Farzin shtoi: "Në vitin 2021-2022, sektorët e naftës kanë shënuar një rritje prej 10% dhe sektori i industrisë ka shënuar një rritje prej 4.8% dhe këto sektorë patën normën më të lartë të rritjes në sektorët ekonomikë të Iranit. Gjithashtu, në këtë vit, norma negative e rritjes së formimit të kapitalit fiks pas vitesh ka shënuar një rritje pozitive prej 5.9%, duke përfshirë një rritje prej 15.9% në fushën e makinerive dhe 2.1% në sektorin e ndërtimit".

Tags