Qershor 14, 2023 19:01 Europe/Tirane
  • Irani dhe Katari rrisin bashkëpunimin monetar, bankar dhe financiar, si bazë për zhvillimin e shkëmbimeve tregtare

Guvernatorët e bankave qendrore të Republikës Islamike të Iranit dhe Katarit, në takimin e tyre, theksuan rritjen e bashkëpunimit monetar, bankar dhe financiar të dy vendeve me synimin për të hedhur bazat për zhvillimin e shkëmbimeve tregtare.

Muhamedreza Farzin dhe Sheik Bandar bin Muhamad Al Thani, guvernatorët e bankave qendrore të Republikës Islamike të Iranit dhe Katarit, vunë në dukje përdorimin e kapaciteteve të panumërta ekonomike dhe fushat e ndryshme të bashkëpunimit tregtar midis Iranit dhe Katarit dhe theksuan nevojën për të rritur bashkëpunimin monetar, bankar dhe financiar mes dy vendeve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, i cili udhëtoi për në Doha, kryeqytetin e Katarit, sot (e mërkurë) në një takim me Sheik Bandar Bin Muhamed Al Thani, Guvernator i Bankës Qendrore të Katarit, deklaroi: "Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe bankare në situatën aktuale dhe marrja në konsideratë e kapaciteteve ekzistuese ekonomike të dy vendeve është në axhendën tonë".

Guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit shtoi: "Me zhvillimin e marrëdhënieve monetare dhe bankare midis Teheranit dhe Dohas, do të shtohet ndjeshëm edhe vëllimi i tregtisë mes dy vendeve, si rrjedhim, bashkëpunimi përkatës duhet të rritet me një ritëm më të shpejtë dhe për të arritur këtë qëllim, është e nevojshme t'i kushtohet vëmendje të gjitha kapaciteteve".

Në këtë takim, guvernatorët e bankave qendrore të Iranit dhe Katarit theksuan lehtësimin e platformave financiare dhe përdorimin e kompanive lehtësuese në sferën monetare dhe bankare për arritjen e synimeve ekonomike dhe tregtare të të dyja palëve.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Katarit, gjithashtu në këtë takim, duke iu referuar bashkëpunimit të përbashkët Teheran-Doha në fusha të ndryshme ekonomike dhe tregtare, tha: "Ka shumë mundësi për të rritur tregtinë dhe shkëmbimet ndërmjet Iranit dhe Katarit, të cilat duhet të bëhen duke shfrytëzuar marrëdhëniet monetare dhe bankare të dy vendeve dhe kjo ndihmon në zgjerimin maksimal të marrëdhënieve mes dy palëve".

 

Tags