Qershor 28, 2023 10:40 Europe/Tirane
  • Krerët e Katarit, Irakut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe uruan Presidentin e Iranit me rastin e Kurban Bajramit.

Emiri i Katarit, Kryeministri i Irakut dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe përmes telefonatave kanë uruar Presidentin dhe popullin e Iranit për ardhjen e Kurban Bajramit.

Sipas bazës së informacionit presidencial, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Emiri i Katarit, Mohammed Shia al-Sudani, Kryeministri i Irakut dhe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Kryeministri i Emiratet e Bashkuara Arabe, në biseda telefonike me Sejed Ibrahim Raisi kanë uruar atë dhe popullin e Iranit për ardhjen e Kurban Bajramit. Emiri i Katarit, Kryeministri i Irakut dhe Kreu i Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe gjithashtu bënë thirrje për forcimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit. Nesër (e enjte), më 10 Dhul-Hixhe 1444 hixhri, i barabartë me 29 qershor 2023, është festa e Kurban Bajramit, një nga festat e mëdha të myslimanëve. Në festën e Kurban Bajramit, haxhinjtë që kanë shkuar për të vizituar shtëpinë e Zotit, bëjnë kurban sipas urdhrit të Zotit dhe për kënaqësinë e Tij, duke mbajtur gjallë dhe çmuar kujtimin e profetit të madh të Zotit, Hazretit Ibrahimit (a.s.).

Tags