Korrik 23, 2023 17:42 Europe/Tirane
  • OPEC: Irani ende posedon sasinë e tretë më të madhe të rezervave të naftës në botë

Sipas statistikave të fundit të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), rezervat e provuara të naftës të Iranit në vitin 2022 janë të barabarta me 208 miliardë e 600 milionë fuçi dhe kështu Irani ende posedon sasinë e tretë më të madhe të rezervave të naftës në botë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se rezervat e naftës të Iranit nuk kanë ndryshuar nga viti 2019 deri në vitin 2022 dhe janë të barabarta me 208 miliardë e 600 milionë fuçi, ndërkohë që në vitin 2018, kjo shifër ishte e barabartë me 155 miliardë e 600 milionë fuçi. Domethënë kjo sasi është rritur me 53 miliardë fuçi në vitet në vijim.

Sipas këtij raporti, Irani renditet i treti në botë për sa i përket rezervave të naftës në vitin 2021.

Venezuela dihet se ka rezervat më të mëdha të naftës në botë. Rezervat e naftës në këtë vend vlerësohen në 303 miliardë e 221 milionë fuçi, që janë ulur me 247 milionë fuçi krahasuar me vitin e kaluar.

Arabia Saudite me rezerva prej 267 miliardë e 192 milionë fuçi naftë, është në vendin e dytë në kuptimin që rezervat e saj nuk kanë ndryshuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rezervat e provuara të naftës të OPEC-ut në vitin 2022 kanë arritur në 1243.523 miliardë fuçi në vitin 2022 me një rritje prej 0.1%, pra një miliard e 704 milionë fuçi.

Rezervat e përgjithshme botërore të naftës në fund të vitit 2022 janë deklaruar gjithashtu në 1564,441 miliardë fuçi. Kjo shifër është rritur me 1.1 për qind krahasuar me një vit më parë.

Tags