Janar 23, 2024 10:23 Europe/Tirane
  • Takimet dhe konsultimet e Amir Abdullahian në margjinat e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, i cili udhëtoi për në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit për situatën në Azinë Perëndimore, u takua dhe bisedoi me Ministrin e Jashtëm të Libanit, Rusisë dhe të dërguarin special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Sirinë.

Sipas IRNA, Amir Abdullahian dhe ministri i Jashtëm i Libanit Abdallah Bou Habib në këtë takim biseduan për marrëdhëniet dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm iranian të hënën u takua me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov dhe diskutoi për çështje rajonale, ndërkombëtare dhe dypalëshe. Në takimin e tij të tretë, Amir Abdollahian u takua edhe me "Geir Pederson", të dërguarin special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për çështjet siriane ku palët diskutuan zhvillimet në rajonin e Azisë Perëndimore. Hossein Amir Abdollahian, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, mbërriti të hënën pasdite në aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork në krye të një delegacioni të rangut të lartë ku u prit nga Amir Saeed Irvani, ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, Zahra Ershadi, ambasadore dhe zëvendës përfaqësuese e Iranit dhe diplomatë të tjerë të Republikës Islamike.Kjo është vizita e tretë e ministrit të Jashtëm të Iranit në Nju Jork.  Ai udhëtoi për herë të parë në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara bashkë me Presidentin e Iranit dhe për herë të dytë në Amerikë për të marrë pjesë në mbledhjen urgjente të Kombeve të Bashkuara. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të shqyrtuar zhvillimet e fundit në rajon dhe luftën izraelito-palestineze është planifikuar të mbahet sot pasdite me orën lokale në nivel të ministrive të jashtme të vendeve anëtare të këtij këshilli si dhe të vendeve të prekur të rajonit. Përveç pjesëmarrjes për herë të parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit do të ketë edhe takime dypalëshe me homologët e tij dhe zyrtarë të OKB-së.

Tags