Qershor 02, 2024 09:37 Europe/Tirane
  • Bagheri: Lidhjet e zemrës mes popujve të Iranit dhe Bosnjë-Hercegovinës janë të pamohueshme

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit, Ali Bagheri, në një takim me Bisera Turković, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, tha: "Lidhjet e thella të zemrës midis popujve të Iranit dhe Bosnjë e Hercegovinës janë një fakt i pamohueshëm dhe i qëndrueshëm."

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, e cila udhëtoi për në Teheran për të marrë pjesë në përvjetorin e vdekjes së Imam Khomeinit (r.a.) dhe për të përkujtuar Presidentin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme martirë, u takua dhe bisedoi me ministrin e Punëve të Jashtme në detyrë të Iranit, z. Ali Bagheri.

Në këtë takim, Ali Bagheri vlerësoi mesazhet ngushëlluese të autoriteteve politike, fetare dhe popullore të Bosnjë-Hercegovinës drejtuar qeverisë dhe popullit të Iranit.

Bagheri gjithashtu vuri në dukje marrëdhëniet miqësore dhe të gjata midis dy vendeve të Iranit dhe Bosnjë-Hercegovinës dhe shtoi: "Ne kemi një pikëpamje pozitive dhe maksimale për marrëdhëniet me Bosnjë-Hercegovinën dhe ekzistenca e lidhjeve të thella të përzemërta midis popujve të Iranit dhe Bosnjë-Hercegovinës është një fakt i pamohueshëm dhe i qëndrueshëm."

Znj. Bisera Turković, ish-ministrja e Jashtme e Bosnje-Hercegovinës, gjithashtu, duke shprehur sërish ngushëllimet e saj për vdekjen martire të Presidentit dhe Ministrit të Jashtëm të Iranit, foli për marrëdhëniet e mira të punës me dëshmorin Amir-Abdollahian dhe solli kujtimet e mira të mbështetjes dhe përpjekjeve të zellshme të tij për të zhvilluar dhe zgjeruar marrëdhëniet midis Teheranit dhe Sarajevës.

Ajo, gjithashtu, duke vënë në dukje mbështetjen e gjatë dhe të gjithanshme të qeverisë dhe të popullit iranian për popullin e Bosnjë-Hercegovinës që nga lufta e vështirë në këtë vend e deri më tani, falënderoi për mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për miratimin e rezolutës së Gjenocidit të Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe shprehu shpresën që të sigurohen fushat e zhvillimit dhe thellimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

 

 

Tags