Shkurt 08, 2024 08:35 Europe/Tirane
  • Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Suedisë theksojnë forcimin e konsultimeve diplomatike

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Suedisë në një telefonatë diskutuan gjendjen e fundit të marrëdhënieve dypalëshe dhe theksuan forcimin e konsultimeve diplomatike.

Sipas IRNA, ministri i jashtëm i Iranit Amir Abdollahian dhe ai i Suedisë, Tobias Billström, duke iu referuar historisë së marrëdhënieve midis dy vendeve, theksuan nevojën për konsultime në fushat me interes dhe forcimin e konsultimeve diplomatike. Shkëmbimi i mendimeve për disa çështje konsullore ishte një nga temat tjera të diskutuara në këtë telefonatë. Amir Abdullahian dhe homologu i tij suedez u takuan në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në tetor. Në takimin me homologun e tij suedez, Amir Abdollahian tha se nuk ka dyshim se hipokritët qëndrojnë pas çështjes së Hamid Nouri dhe theksoi lirimin e këtij shtetasi iranian të burgosur në Suedi.

Tags