Shkurt 25, 2024 19:54 Europe/Tirane
  • Vritet lideri i grupit terrorist Jaish-ul-Zolm në sulmin e forcave iraniane të sigurisë

Lideri i grupit terrorist Jaish al-Zolm u vra në një sulm të forcave iraniane të sigurisë.

Sipas Iran Press News Agency, Ismail Shah Bakhsh, një nga liderët e grupit terrorist Jaish-ul-Zolm dhe autori kryesor i operacioneve të fundit terroriste në juglindje të Iranit, së bashku me një numër të bashkëpunëtorëve të tij, u vranë në një konflikt të armatosur me forcat iraniane të sigurisë.

Ai ka kryer veprime kundër forcave të sigurisë dhe njerëzve të pafajshëm në provincën Sistan dhe Balochistan.

Forcat iraniane të sigurisë arrestuan gjithashtu terroristin e famshëm Akram Lahori në provincën Hormozgan dhe një element të grupit anti-revolucionar në qytetin Sarpol Zahab, në provincën Kermanshah.

 

Tags