Prill 11, 2024 18:08 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian: Mbrojtja legjitime me qëllim ndëshkimin e agresorit është një domosdoshmëri

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se kur regjimi izraelit shkel plotësisht imunitetin e individëve dhe vendeve diplomatike duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe Konventat e Vjenës, mbrojtja legjitime me qëllimin e ndëshkimit të agresorit është një domosdoshmëri.

Sipas IRNA, ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amir Abdollahian, në një bisedë telefonike me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock , iu referua sulmit terrorist të regjimit sionist në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask, i cili rezultoi në martirizimin e shtatë  këshilltarëve zyrtarë ushtarakë të Iranit duke thënë se politika e jashtme e Republikës Islamike të Iranit bazohet gjithmonë në shmangien e tensioneve. Duke iu referuar pritjes së Republikës Islamike të Iranit nga Gjermania për të dënuar në mënyrë eksplicite krimin e fundit të regjimit gjenocidal izraelit, Amir Abdollahian shtoi se Izraeli është një regjim pushtues dhe Palestina gjithashtu ka të drejtën e mbrojtjes legjitime. Në këtë drejtim, mënyra e vetme për të zgjidhur problemet aktuale është t'i jepet fund gjenocidit dhe krimeve të luftës në Rripin e Gazës. Kreu i shërbimit diplomatik të Iranit tha se arsyeja pse përpjekjet e Gjermanisë për të vendosur një armëpushim në Rripin e Gazës ishin të pasuksesshme duhet gjetur në mungesën e neutralitetit gjerman në gjenocidin e regjimit izraelit. Amir Abdollahian përshëndeti gjithashtu zgjidhjen e keqkuptimeve midis Teheranit dhe Berlinit dhe shtoi se Gjermania pritet të mos përsërisë akuzat e pabaza kundër Iranit dhe të mbrojë të drejtat e mijëra grave dhe fëmijëve në Rripin e Gazës dhe pjesë të tjera të botës ku të drejtat e grave po dhunohen vazhdimisht. Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë uroi ardhjen e festës së Bajramit të myslimanëve dhe theksoi se Fiter Bajrami është lajmëtar i paqes dhe tha se në këtë situatë të tensionuar Gjermania kërkon vetëpërmbajtje nga Republika Islamike e Iranit. Berbuk theksoi gjithashtu për sulmin e regjimit izraelit në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask se vendet diplomatike kanë imunitet të plotë. Ministrja e Jashtme gjermane tha gjithashtu se qeveria gjermane po përpiqet t'i japë fund luftës në Rripin e Gazës përmes një zgjidhjeje politike.

 

Tags