Prill 19, 2024 20:05 Europe/Tirane
  • Irani dhe Turqia theksojnë nevojën për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Turqisë theksuan nevojën për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.

Sipas IRNA, ministrat e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit dhe Turqisë, Husein Amir Abdollahian dhe Hakan Fidan, në një bisedë telefonike shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe luftën në Gaza. Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Turqisë theksuan gjithashtu nevojën për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës në këtë bisedë telefonike. Duke iu referuar deklaratave provokuese të zyrtarëve të regjimit izraelit në rajon, ministri i Jashtëm turk theksoi rëndësinë e përpjekjeve kolektive për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe krizës në rajon. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, numri i dëshmorëve të sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës nga 7 tetori 2023 e deri më tani ka arritur në 34 mijë persona.

 

Tags