May 07, 2024 20:14 Europe/Tirane
  • Veprimet armiqësore të Izraelit nuk duhet të ndikojnë në marrëdhëniet Iran-ANEA

Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI) tha se aktet armiqësore të Izraelit nuk duhet të ndikojnë në bashkëpunimin midis Teheranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA).

Duke folur të martën gjatë një takimi me drejtorin e përgjithshëm të ANEA Rafael Grossi në Isfahan, Mohammad Eslami paralajmëroi kundër përpjekjeve të keqdashësve për të zhvlerësuar dhe prezantuar një pamje të zezë të bashkëpunimit të Iranit me agjencinë bërthamore të OKB-së.

“Veprimet armiqësore me rrënjë sioniste kundër Iranit, duhet të shihen si të tilla dhe të mos ndikojnë në ndërveprimin midis dy palëve”, tha ai.

“Natyra e regjimit izraelit është ekspozuar para botës… dhe kjo është e njëjta natyrë që mbështet një prirje destruktive kundër Iranit”, tha kreu i AEOI.

Eslami përshëndeti bisedimet e tij konstruktive me Grossin dhe e përshkroi deklaratën e përbashkët të vitit të kaluar si një udhërrëfyes për bashkëpunimin midis Iranit dhe ANEA.

Në konferencën për shtyp në Isfahan, drejtori i përgjithshëm i ANEA, Rafael Grossi tha se kishte propozuar masa shumë praktike dhe të prekshme për të përshpejtuar bashkëpunimin midis ANEA dhe Iranit.

“Ajo që ne synojmë janë masa konkrete që mund ta bëjnë këtë operacional këtë bashkëpunim,” tha ai.

 

Tags